Facebook
Twitter
Problem melden

Dashuria Songtext

Rovena Dilo - Dashuria
Quelle: Youtube
0:00
0:00
Sa herë të kam pritur
Tek vendi që ne dimë
Mes shiut rrëke
Kur era fryn stuhi

Të dy të lagur, strukur qëndronim
E s'ndjenim ne vetmi
Vetë më mësove se dashuria
Ka diell dhe në shi
Vetë më mësove se dashuria
Gjithë qiellin ka çati

Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy
Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy

E zgjatëm duart, përkulëm degët
Por kokrra s'morëm dot
Ty të mos kisha pranë ato çaste
E etur do te ndjehesha dhe sot
Ty të mos kisha pranë ato çaste
E etur do të ndjehesha dhe sot

Një ditë buzë detit më pyete si fëmi
"Vallë dashuria a deti ka më thellësi?"
Pastaj I dashur kokën mbështete
Përgjigje prisje kot
S'di në ç'thellësira humba e tëra
Por di se s'dilja dot

Sa herë të kam pritur
Tek vendi që ne dimë
Mes shiut rrëke
Kur era fryn stuhi

Të dy të lagur, strukur qëndronim
E s'ndjenim ne vetmi
Vetë më mësove se dashuria
Ka diell dhe në shi
Vetë më mësove se dashuria
Gjithë qiellin ka çati
News
Gwen Stefani: Neues Album unterscheidet sich klar von seinen Vorgängern
Vor 6 Stunden
Gwen Stefani: Neues Album unterscheidet sich klar von seinen Vorgängern
Cheyenne Ochsenknecht: Ihre Kindheit war „eine schwierige Zeit“
Vor 5 Stunden
Cheyenne Ochsenknecht: Ihre Kindheit war „eine schwierige Zeit“
Made with in Berlin
© 2000-2024 MusikGuru