Mjaft, se pashë më pashë
I rrashë botës qark
Unë vetëm me veten
Shtegtar I ngratë
Bota më josh si magji
Por dua të kthej nga vij
Se shpesh e më shpesh
Ndjej që malli më mbyt
Se dua pak ajër
Të ngopem me frymë
Çdo natë në gjumë shoh shtëpinë
Në pragun e saj
Të shlodh trupin tim
(refren)
Ante I tokës sime
Atdhe, të prek dhe jam perëndi
Po kam veç një zemër
Po deshe ti, do rilind për ty, Ante
Ante I tokës time
Atdhe, të prek dhe jam perëndi
Po tek ti kam zemrën
Rrënjët tek ti
Kur të shoh rilind, Ante
--------------------