Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke I tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qiparis si murg I ngrate.
Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem I fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Writer(s): Diana Cerova
Lyrics powered by www.musixmatch.com