Oh permbi vorre ,o t'rimave t'Koshares
Oh po pikon, loti I ni nanes
Cou nane Habibja, se e ki djalin trim
O qe Kosoves ja fali lirine
Oh nizet e kater
(24), ende pa I mushe
Oh rroke manzerren, biro rroke pushke
Oh n'dasmen tande, biro pa e nise
Te thirri Kosova, krushko I Lirise
Ohh conja nanes, I ni shej prej mu
Ohh te fala loke se n'KOSOVE kam shku
Oh jepja nanes, shenjen e UCK'es
Oh per KOSOVE, nane ti m'kishe le
Ohh 12 dite, besa 12 nete
Oh ne Koshare pushka po kerset
Ohh lufte e madhe, oh me serb barbar
Ohh plumbat e rande, Zeken e kan marre
Oh une po vdes, oh ju shokt e mi
Oh n'pacit ymer, ju e gzofshi lirine
Ohh tan KOSOVA, me motra e vllazni
Oh se une bahem deshmor per lirine
Ohh ni amanet ati babes tim
Le ta kete babloku prej meje kujtim
N'xorri armen e dores, shokve jau ka dhan
Mos me kaj oh babe, mos me kaj oj nane
Oh shume te fala Shkupit me mi cu
Oh mahalles tem Dizhanit, oh ku kam rr'nu
Atje u rrita, oh e jam burrnu
Oh thoni Zeka, shume ju ka nderu
Oh djale I ri, oh me zemer t'madhe
Zekirija Dardhishtja oh bir oj ksaj ane
Oh me rrespekt, ty do te kujtojme
Ohh, sa t'jet jeta, Ejj, Kangen do ta knojme
Ohh more.