Te dua Lyrics

Lyrics
Për vjollcën që dridhet
Në një vazo lulesh,
Të braktisur mbi prag
Pa u dashur prej askujt
Ashtu si zemra jote,
Të dua!

Për gishtat e shiut
Qe bien mbi tastjerë,
Një melodi për henën
Që I ngjan tendes kengë,
Të dua !

Për agimin që zbardh
Aty mbi horizont,
I ndritshëm e delikat
E ngjan me ballin tend,
Te dua!

Për dritën që çel e zgjon
Një zog që del prej folesë,
Me krahët fluturim
E ngjan me gazin tend,
Te dua !

Për diellin që lind,
E hedh nëper korije
Dantellen e dritës,
Plot nur e hijeshi
Si hareja jote,
Të dua !

Për ditën që feks
Pas një nate pa dashuri
E që ngjan krejt,
Krejt me kthimin tend,
Te dua!

Për një portë që hapet,
Për një klithmë gëzimi
Dy zemrash bashkuar
Që ngjan me zerin tend,
Të dua !
Was als nächstes?

Dein Karma steigt mit jedem Klick! Teile den Guru-Link und bring Lyrics in die Welt.

Zhak Brel - Te dua
Quelle: Youtube
0:00
0:00