Ç'ke moj zemër që lëngon?
Ç'ke o shpirti im?
Çfarë ke?
Pse më mundon?
Një dhimbje, dhe gjakun
Dhe urrejtjen shekullore
Që unë kam në shpirt
Rrjedh ujëvara nëpër tokë
Plot me gjakun tonë të ngrohtë shkon mbi Kosovë
Pranvera, lulëkuqe gjaku çel sot nëpër male
Flamur në flakë!
S'ta fal ty lotin e fëmijëve, gjakatar
S'ta fal ty gjakun e këtij dheu legjendar
S'ta le Kosovën, s'ta le zemrën tonë
Është ëndrra që na zgjon
Dhe shpirti I babës që më vrave, gjakatar
Jeton tek unë në Drenicën, djep e varr
Mbi varre gjaku që rrjedh mbi Kosovë
Shkon drejt lirisë gjithmonë