Ali Pashai Lyrics

Lyrics
Koka në Stambollë more,
E trupi në Janinë,
E të shtrinë Ali Pasha more,
E o Pasha të shtrinë.

Se një varr I vetëm more,
E s'ta nxe dot lavdinë,
E të shtrinë Ali Pasha more,
E o Pasha të shtrinë.

Zbardhur mjekrë gjatë more,
E si bora në brinjë,
E të shtrinë Ali Pasha more,
E o Pasha të shtrinë.

Dhe që nga bedenat more,
E ulërin stuhia,
E si mjergull te koka more,
E rri Vasiliqia.

Koka në Stambollë more,
E trupi në Janinë,
E të shtrinë Ali Pasha more,
E o Pasha të shtrinë.
Was als nächstes?

Dein Karma steigt mit jedem Klick! Teile den Guru-Link und bring Lyrics in die Welt.

Grupi i Tepelenes - Ali Pashai
Quelle: Youtube
0:00
0:00