Lamtumire Lyrics

Lyrics
S'kam dashur kurrë të të lëndoj
Se të kam dashur sa s'ka më
Por ti më ikën më largohesh
Edhe une ika po të lë

S'e besoj se do lëndohesh shumë
Ti ende s'din çështë Dashuria
Veç bukurisë të pakursyer
Natyra gjë s'të ka dhuruar.

Refreni:
Mbi ndjenjën tonë ra dëborë
Ç'do gjë tjetër është e kotë
Pra lamtumirë veç lamtumirë
Se mirupafshim s'të them dot

Refreni:
Mbi ndjenjën tonë ra dëborë
Ç'do gjë tjetër është e kotë
Pra lamtumirë veç lamtumirë
Se mirupafshim s'të them dot

Pas meje do vijnë të tjerë
Dhe do puthin puthjen time
Dhe ti ashtu si edhe me mua
Do shkrihesh në përqafime

E do t'ju thuash ti o hipokrite
"O sa të dua s'të them dot"
Edhe njëlloj si edhe me mua
Fare më kot do derdhësh lot

Në sa krevate do shtrihesh
Dhe do hiqesh vuirgjireshë
Kur I dëgjoj këto të gjitha
Më vjen të qaj më vjen të qesh

Ishe një gonxhe që nuk u qele
Por u vyshke që pa lulëzuar
Sikur të puthesh me gjithë botën
Askush s'do të puth ashtu si mua

Megjithatë po të uroj
Bëhu yll e lësho nure
Më pas besoj edhe për mua
Do çel me gaz një tjetër lule
Was als nächstes?

Dein Karma steigt mit jedem Klick! Teile den Guru-Link und bring Lyrics in die Welt.

Agim Poshka - Lamtumire
Quelle: Youtube
0:00
0:00